‘Modifikohet’ BMW M4 Coupe

Kompania gjermane për rregullimin e veturave, DS Automobiles & Auto Works, ka publikuar një set fotografishë të modelit të tyre të modifikuar, BMW M4 Coupe.

Për këtë model, kjo kompani ka parashikuar eksterierin me ngjyrë të kafenjtë metalike Pyrite, transmeton Koha.

Po ashtu ky model i modifikuar tani posedon rrotat Hamann, disa elemente nga katalogu M Performance (duke përfshirë maskën e përparme me ngjyrë të zezë, spoilerin e përparmë nga fibra të karbonit me ngjyrat M), sistemin e shkarkimit Akrapovich, si dhe elemente tjera M Performance për enterier.

Sa i përket motorit, BMW M4 Coupe posedon motorin 3.0-litër TwinPower Turbo me gjashtë cilindra dhe me kapacitet prej 431 kuajfuqi.

scroll to top