“Monstra”: Raufi: Do ta padisim Zaevin

Mbrojtja e rastit “Monstra”  ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në qoftë se në afat të shkurtër nuk dorëzon provat që i posedon lidhur me këtë rast. Avokati Raufi thotë se Zaev po pengon procesin e hetimit,  pasi që pohon se posedon prova që do të ndërrojnë kahjen e hetimit, ndërsa nuk i dorëzon ato në Prokurorinë Speciale. Raufi thotë se ky veprim është i patolerueshëm pasi që të akuzuarit vazhdojnë të ngelen në burg me vite, pa mundësi për të dëshmuar pafajësinë e tyre.

“Ne paralajmëruam një procedurë penale ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev për arsye se tashmë 10 muaj jemi e pritur, jo vetëm avokatët, por njerëzit janë në paraburgim ja edhe pak do të bëhen 4 vite. Tashmë 10 muaj jemi duke pritur që lideri i opozitës provat që i posedon për të cilat ka dhënë shumë deklarata në opinion se i posedon, që tia prezantojë Prokurorisë Speciale”, tha për Tv Shenja, avokati mbrojtës Naser Raufi.

Mbrojtja dhe familjarët  e djemve të vrarë kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta marrë këtë rast nën hetim, por nga kabineti i Katica Janevës sot thanë se do të veprojnë në momentin që do t’i marrin provat materiale nga lideri i opozitës Zoran Zaev.

scroll to top