Mot befasues edhe në këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbizotërojë nesër e deri në fundjavë.

Sipas IHMK-së, mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të na shoqërojë gjatë këtyre ditëve.

“Mëngjeset do të jenë relativisht të  ftohta si pasojë e formimit të mjegullës e cila vende-vende do ta zvogëloj dukshëm shikimin horizontal . Temperaturat minimale do të bien deri -4 gradë Celsius, deri sa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Edhe ne viset malore do të mbajë mot me diell dhe temperatura të ulëta, meqë pjesa dërmuese e tyre janë të mbuluara me borë”, thuhet në njoftimin e tyre.

IHMK thotë se në fundjavë parashihet të bien temperaturat deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet do të shënojnë ngritje të lehta.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor”, është thënë më tutje.

scroll to top