Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë veriore

Paradite në pjesët perëndimore ende do të ketë kushte për rënie të borës. Pasdite vranësira do të zvogëlohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në katër gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në nëntë gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme me erë veriore mesatare, ndërsa pasdite me peridha të diellit. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në pesë gradë Celsius.
Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe pak më ngrohtë.
Të shtunën temperaturat e ditës do të lëvizin nga gjashtë deri 12 gradë, ndërsa të dielën prej pesë deri 14 gradë Celsius. Të dielën nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët.
scroll to top