Moti do jetë variabil në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni, e Mërkurë, do jetë kryesisht me mjegulla gjatë mëngjesit, ndërsa pasdite pritet kthjellimi dhe dalja e herëpashershme e diellit.

Temperatura minimale pritet që të shënohet në orët e hershme të mëngjesit, edhe atë deri më -7 gradë celsius në rajonet malore, ndërkaq në vendet e ulta do të sillet prej -2 deri më -4 gradë celsius.

Temperaturat ditorë do të pësojnë rritje të ndjeshme. Në pjesën më të larta malore temperatura pritet të arrijë deri më 3 gradë celsius ndërkaq në mbarë vendin e Maqedonisë, pritet që temperaturat të sillen nga 7 deri më 9 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ftohtë dhe me mjegulla. Mëngjesi i sotëm pritet që të jetë i ngjashëm me ata të ditëve e kaluara, ku ajo minimalja do të arrijë deri më -5 gradë celsius. Gjatë ditës moti do të jetë më i kthjellët, pritet që të jetë me vranësira mesatare, ndërkaq temperatura maksimale nuk do të kalojë mbi 7 gradë celsius.

scroll to top