Sport

Mourinho i kundërpërgjigjet ashpër Solskjaerit

Jose Mourinho ka reaguar pas komenteve të Solskjaer për futbollistin Heung Min Son.

Son ishte rrëzuar në tokë në aksionin e Manchester United të cilin shënoi gol, me këtë rast goli u anulua por pas ndeshjes, Solskjaer kritikoi ashpër Jug-Koreanin, shkruan lajmi.net.

Solskjaer tha se gjesti i Son nuk ishte i mirë, sepse sipas norvegjezit Son kishte reaguar në mënyrë të tepruar dhe nëse do ta bënte djali i tij, atëherë ai nuk do ta ushqente.

Mourinho nuk ishte aspak i kënaqur me këtë deklaratë.

“Son është shumë me fat që babai i tij është person më i mirë se Solskjaer”, tha ai.

“Si baba ju gjithmonë duhet ti ushqeni fëmijët e juaj, edhe nëse do të duhej të vidhnit”, shtoi ai.

“Unë i tregova Olit se çfarë mendoj për komentet e tij sepse isha tejet i zhgënjyer. Ne në Portugali themi se buka është bukë dhe djathi është djath”, tha Mourinho.

“Unë jam i zhgënjyer edhe me ju sepse nuk keni transmetuar këtë koment”, përfundoi Jose Mourinho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button