Mourinho kërkon edhe Ferdinandin!

Mourinho më në fund është zyrtarizuar si trajneri i ri i United gjatë ditës së premte dhe do të marrë me vete edhe asistentët e tij të përhershëm Rui Faria dhe Silvino Louro në “Old Trafford”.

Mou tani kërkon edhe Rio Ferdinandin të bëhet pjesë e rrethit të brendshëm të menaxhimit për të forcuar strukturën e United.

Ka akoma dyshime mbi të ardhmen e Ryan Giggs, i cili në ditët e ardhshme do të flasë me trajnerin e ri mbi të ardhmen e tij pasi të rikthehet nga pushimet në Dubai.

Mourinho kërkon të mbajë të gjithë ata që kanë njohuri të madhe mbi klubin dhe shpreson që Giggs të qëndrojë.

Kjo është arsyeja e idesë Ferdinand, i cili ka kaluar 12 vite në klub duke fituar gjashtë herë të Ligës Premier. Ish-qendërmbrojtësi legjendar i United thuhet të jetë shumë i interesuar për t’iu bashkuar “Djajve”.

scroll to top