Mourinho kthehet në Madrid?

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron të sjellë sërish në Santiago Bernabeu Jose Mourinho.

Kështu ai do ta zëvendësojë Rafael Benitez në fund të sezonit, shkruan gazeta prestigjioze britanike The Sun.

Siç raportohet, bosi i Chelseat mbetet mik i ngushtë me Perezin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin madridlen, transmeton Telegrafi.

Mourinho mbetet nën presionin në Stamford Bridge, pas një fillimi jo të mirë të sezonit, ndërsa Benitez është nën presion të madh pas humbjes turpëruese kundër Barcelonës me rezultat 4-0, si dhe mos-marrëveshjeve me disa prej lojtarëve të Los Blancos.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, pasi trajneri portugez është shkruar se do të merr gjatë verës drejtimin e kampionit francez, PSG.

scroll to top