Mourinho nuk dëshiron transferime

Megjithëse Chelsea renditet në vend të 14-të pas 15 javësh, Jose Mourinho vazhdon të këmbëngul se nuk do të kërkojë asnjë përforcim nga Roman Abramovich.
Blutë kanë fituar dy herë që prej shtatorit dhe kanë shënuar një gol në tri ndeshje. E megjithatë, portugezi nuk e ka guximin që t’i kërkojë blerje pronarit për të përforcuar kontingjentin, i cili vetëm një sezon më parë dominoi Premier Ligën.

“Ne nuk kemi të drejtën për të kërkuar lojtarë. E nisëm sezonin me këtë skuadër dhe duhet të bëjmë më mirë”.

“Kjo situatë ka të bëjë më tepër me përmirësimin e këtyre lojtarëve sesa me hyrjen e klubit në transferime. Njerëzit duhet që të ndiejnë përgjegjësitë”, tha 52-vjeçari.

Por, “Sunday Mail” i rendiste një sërë kandidatësh që mund t’i blej skuadra londineze të tillë si Pogba, Higuain, Grizman, Stons apo Nkolu.

Por të gjithë e dinë se ata janë të palëvizshëm në janar pasi kanë kontrata të vlefshme me klubet e tyre përkatëse

scroll to top