Mourinho për lojtarin e Unitedit: Ishte si një qen i çmendur!

auto_Jose-Mourinho-7288471495746407.jpg

Jose Mourinho nuk mbeti i mahnitur nga paraqitja e Barcelonës në ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester Unitedit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, duke thënë se Barcelona nuk ishte vetja në atë ndeshje.

Ish-trajneri i shkarkuar i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mbeti i kënaqur me paraqitjen e mesfushorit të ish-klubit të tij, Scott McTominay, në ndeshjen kundër Barcelonës në “Old Trafford”, përkundër që pësuan disfatë me rezultat 1:0, transmeton Gazeta Express.

Autogoli i Luke Shaw në pjesën e parë të ndeshjes doli të jetë vendimtar për ndeshjen e parë çerekfinale mes këtyre dy klubeve, pasi që “Djajtë” nuk e gjetën golin e barazimit në 90 minutat e kohës së rregullt.

Tani, Manchester Unitedit i nevojitet një fitore në Camp Nou, në ndeshjen e cila do të zhvillohet javën tjetër, më 16 prill, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Barcelona nuk ishte Barcelonë. Mendoj se Unitedi e kishte lojtarin përgjegjës për këtë gjë sepse mendoj se Scott McTominay në mesfushë ishte si një qen i çmendur, unë e përdori këtë shprehje me konotacion pozitiv”, ka thënë Mourinho për Russia Today.

“Ai nuk i frikësohej askujt, i bëri ata që ta respektonin. Bënte presion shumë dhe lëvizte kudo në fushë. Ai i krijonte Barcelonës probleme në aksione dhe ishte agresiv në duele”. /Gazeta Express/

scroll to top