MPB konfirmon vdekjen e e dy personave nga Gërçeci

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci nga incidenti i armatosur që ndodhi mbrëmë në hyrje të fshatit Gërçec të Komunës së Sarajit.

Sipas të dhënave të Sektorit për punë të brendshme në Shkup, rreth orës 23:00 nga persona ende të paidentifikuar është hapur zjarr në drejtim të veturës të tipit Mercedes me targa të Shkupit në të cilin kanë qenë duke udhëtuar tash më dy të ndjerit dhe personi i tretë i cili ka marrë plagë të rënda trupore. Personi i tretë, siç thonë nga SPB Shkup, ndodhet për kurim të mëtutjeshëm në Qendrën klinike në Shkup.

“Prokurori publik menjëherë pas incidentit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën e duhur. Autorët të cilën e kanë kryer këtë vepër janë në arrati dhe policia është lëshuar në kërkim të tyre”, thonë nga SPB për gazetën KOHA.

Sipas informatave jo zyrtare, njëri prej të ndjerëve është Nebush Nuhishi, afarist i njohurShkup i cili veprimtarinë e tij e ka mbështetur në tregtinë me mish si dhe organizator i njohur i turneve tradicionale në mundje të lirë.

Ndërkaq për identitetin e dy personat tjerë në këtë incidentet, policia nuk ka dhënë detaje shtesë. http://www.albeu.com/maqedoni/mpb-konfirmon-vdekjen-e-e-dy-personave-nga-gerceci/222682/

scroll to top