MPJ e Turqisë kërkon llogari prej Rusisë për sulmet ndaj fshatrave turkmene

Agjencia turke e lajmeve Anadolli, bëri të ditur se pasi ambasadori i Federatës Ruse në Ankara është thirrur në ministri i është komunikuar se bombardimet ajrore në rajonin Bayırbucak mund të sjellin pasoja serioze.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç ka theksuar më tej se avionët rusë kanë kryer bombardime intensive ndaj fshatrave turkmene përreth pozicionit Turkmendag (Mali Turkmen) në afërsi të pikës kufitare Yayladağ në veriperëndim të Sirisë.
Bilgiç u shpreh se në këtë kuadër me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Feridun Sinirlioğlu në ministri është thirrur ambasadori i Rusisë në Ankara, Andrey Karlov.
Ai ka theksuar më tej se: “Aktet e palës ruse nuk janë luftë kundër terrorizmit, por janë bombardime kundër fshatrave turkmenë dhe kjo mund të çojnë në pasoja serioze. Është theksuar se nga Rusia kërkojmë që ti jepet fund këtij operacioni, paralajmërimet dhe kërkesa jonë janë përsëritur në praninë e Mihail Bogdanov, zëvendës ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse dhe përfaqësuesit special për Lindjen e Mesme të Presidentit Putin”.

scroll to top