MPPS deri më 3 gusht duhet t’i parashtrojë të dhënat për shfrytëzuesit e të drejtave sociale drejt bankave

pare-1.jpg

Qeveria sot në mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për pagesë të të drejtave pagesore nga mbrojtja sociale për korrik të këtij viti, dhe e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale t’i parashtrojë të dhënat për shfrytëzuesit e të drejtave monetare nga mbrojtja sociale drejt bankave afariste më së voni deri më 3 gusht, me çka prej 4 gushtit bankat afariste do të sigurojnë qasje drejt mjeteve nga pagesat e qershorit të të drejtave monetare nga mbrojtja sociale përmes bankomateve dhe në rrjetet tregtare.

Për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, siç informoi shërbimi qeveritar pagesor pagesa do të bëhet në tre grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, në pajtim me orarin e përcaktuar sipas rendit alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë më 4 gusht (e martë) – A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, më 5 gusht (e mërkurë) – I, J, K, L, Lj, M, N, NJ, O, dhe më 6 gusht (e enjte) – P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

Qeveria në mbledhje, me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse i miratoi Protokollet për punë të klubeve basketbolliste pranë Federatës së basketbollit të Maqedonisë së Veriut për mbajtje të trajnimeve dhe ndeshjeve pa prani të publikut, si dhe Protokollin për pranim të dokumenteve nga studentë të regjistruar në studime deri diplomike në shtëpitë shtetërore të studentëve dhe objekte të tjera për vendosje për vitin studimor 2020/2021

scroll to top