LajmeMaqedoni

MSH: 135 RASTE TË REJA, 14 VIKTIMA, 298 TË SHËRUAR

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.993 testime kurse janë regjistruar 135 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 74, Kumanovë – 11, Manastir – 7, e kështu me rradhë.

Regjistrohen 298 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 14 pacientë. 7 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe nga një pacient nga Manastiri, Strumica, Kriva Pallanka dhe Kërcova.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 154.026, numri I të shëruarve është 137.962 kurse I viktimave shkon në 5.093. Për momentin shënohen 10.971 raste aktive.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 740.005 testime për COVID-19. /KlanMacedonia

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button