Mullisët në takim në MBPEU për çmimin blerës të grurit

Përfaqësues të blerësve të grurit sot në Ministrinë e Bujqësisë realizuan takim me ministrin Lupço Nikollovski në të cilën biseduan për çmim e blerjes së grurit.

“Pas takimit me bujqit në të cilën e skenuam gjendjen dhe i dëgjuam mendimet dhe qëndrimet e tyre, sot do të takohemi edhe me blerësit e grurit me qëllim që t’i bëjmë të gjitha analizat e nevojshme dhe të jemi të gatshëm për vendime eventuale të cilat duhet të merren”, deklaroi ministri Nikollovski para takimit me mullisët.

Ai me këtë rast vlerësoi se vendimi i qeverisë paraprake të shesë grurin nga rezervat e mallrave në prag të korrjes është e gabueshme dhe do të ketë ndikim negativ në çmim e tregut të grurit.

Nikollovski tha se si Ministri do t’i analizojnë situatat, me qëllim që t’u dalin në ndihmë për zgjidhjen e të gjitha problemeve aktuale dhe akumuluese në vitet e fundit të cilat tani vijnë në shprehje. Paralajmëroi edhe mundësi për organizim të takimit të përbashkët të prodhuesve me blerësit.

Në një pyetje të gazetarëve, ministri Nikollovski theksoi se për momentin nuk mund të tregojë nëse çmimi i grurit do të jetë më i ulët. Kjo do të konfirmohet, siç theksoi, nga takimet në të cilat do t’i mbledhin të gjitha faktet dhe argumentet që të konfirmohen sa planifikohet të blihet gruri nga ana e mullisëve këtë vit.

Theksoi se Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural mundëson masën blerje intervenuese të grurit dhe deponimin e saj, por deri tani, nuk kanë marrë kërkesë konkrete për këtë nga Agrokoma. Ai paralajmëroi se veçmë nga e hëna do t’i angazhojë këshilltarët shtetëror t’i bëjnë të gjitha përgatitjet që të jenë të gatshëm për implementimin e masave të tilla pasi të konfirmohet nëse ka nevojë për ato.

Deri tani janë paguar gjithsej 439 milionë denarë për subvencione, ndërsa mbesin edhe 2,3 miliardë denarë për të cilat duhet të përgatiten vendime dhe të paguhen. Shumë prej 25 milionë euro duhet të fitojnë edhe kultivuesit e duhanit.

scroll to top