Mundësitë e biznesit të cilat i ofron Maqedonia janë prezantuar në Budapest

Ashtu siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në forumin e biznesit, i cili u mbajt në bashkëpunim me Odën ekonomike amerikane në Hungari, morën pjesë një numër i madh i kompanive globale, qendrat rajonale të të cilave janë vendosur në Budapest, si dhe një numër i madh i kompanive hungareze nga fusha e energjetikës, shëndetësisë, infrastrukturës, turizmit dhe degë të tjera ekonomike.

Kryeministri Gruevski në fjalimin e tij ka informuar për përshtatshmëritë të cilat i mundëson vendi ynë për investime, duke potencuar se Republika e Maqedonisë është vend i cili siguron harxhime më të ulëta për udhëheqje të biznesit në Evropë që është konfirmuar me një numër të madh të raporteve relevante të organizatave financiare ekonomike ndërkombëtare. Ai e theksoi përkushtimin e Qeverisë në përparimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit në vendin tonë i cili zhvillohet përmes reformave të përhershme dhe nëpërmjet dialogut me bashkësinë e biznesit.

-Ai veçanërisht u fokusua në pakon më të ulët tatimore e cila i mundëson vendin tonë dhe i cili paraqet një nga karakteristikat tona pozitive kryesore që kontribuon për tërheqjen e investitorëve të huaj. Tatimi personal i të ardhurave arrin 10 për qind, njejtë sikur tatimi i fitimit, ndërsa në rast të riinvestimit të fitimit tatimi është 0 për qind. I zvogëluam edhe harxhimet e tjera duke i përfshirë edhe tarifat doganore, tatimi i vlerës së shtuar për shumë sektorë ishte zvogëluar prej 18 në 5 për qind, ashtu që u bëmë vendi me tatime më të ulëta në Evropë, deklaroi Gruevski.

Ai u kthye edhe në përshtatjet të cilat ofrohen në zonat zhvillimore industriale teknologjike ku investitorët janë liruar në 10 vitet e para nga pagesa e tatimit të fitimit dhe tatimi personal i të ardhurave, ndërsa lirohen edhe importet e kompanive në zona nga pagesa e tatimeve dhe pagesa e TVSH-së.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski në fjalimin e tij i ka potencuar indikatorët makroekonomikë të cilat janë pozitive dhe të cilat garantojnë rrethim të parashikueshëm për udhëheqje të biznesit. Ai u kthye në mundësitë të cilat i siguron shteti ynë nga fusha e prodhimtarisë dhe tregtisë.

-Në bashkëpunim me Odën e biznesit amerikan anëtare të së cilës janë disa nga korrporatat më të mëdha botërore, ndërsa selitë e të cilave janë këtu në Budapest, organizuam prezantime të mundësive të biznesit të cilat ofrohen në Maqedoni, ndërsa me një pejsë të kompanive kemi pasur edhe takime të ndara direkte sepse ato janë të interesuara për kërkim të destinacioneve shtesë ku do ta stacionojnë prodhimtarinë e tyre, diku punohet edhe për kompanitë e teknologjisë së lartë, ndërsa, gjithashtu, kemi pasur edhe takime direkte me kompanitë të cilat janë nga Hungaria, të cilat gjithashtu sikur këto kompani të mëdha multinacionale e njohin Maqedoninë për klimën e volitshme të biznesit dhe kërkojnë vend ku do ta plasonin investimin e tyre të ri. Qëllimi ynë është t’ua sqarojmë politikën tonë ekonomike dhe ato të vijnë në Maqedoni ta bëjnë investimin e tyre që për ne sërish do ta rritë numrin e vendeve të reja të punës dhe do të vlente edhe rritje të eksportit, deklaroi zëvendëskryeministri Peshevski.

Përfaqësuesit e Odës ekonomike amerikane kompanive të cilat ishin të pranishme duke i përfshirë edhe përfaqësuesit e kompanive hungareze u dhanë vlerësime pozitive për klimën e biznesit në Republikën e Maqedonisë dhe politikat ekonomike të cilat zbatohen. Pozitivisht ishte vlerësuar edhe pakoja tatimore të cilën e ofron Republika e Maqedonisë, si dhe fuqia e punës kualitative dhe e edukuar të cilën e ka shteti, informon pres shërbimi qeveritar.

Ferenc Pongraç drejtor i IBM-së potencoi se ka pasur mundësi të dëgjojë shumë nga pjesëmarrja e kryeministrit Gruevski dhe delegacionit qeveritar.budd

scroll to top