Musakë me lakër

Përbërësit për 6 persona:

1 kokë lakër
500gr mish të grirë
lëng lemoni
1 kokë qepë
100gr oriz
3 domate
speca të kuq
1 grushtë magdanoz
2 thelbinjë hudhër
3 vezë
300ml qumësht
2 lugë miell
krypë
piper të zi

Përgatitja:

Prejmë lakrën në pjesë të vogla, e spërkasim më krypë dhe lëngun e një lemoni, e vendosim në një tenxherë me pak vaj dhe e ziejmë me avull (më së miri do ishtë në ekspress tenxhere), kështu veprojmë derisa shohim që lakra është zbutur pak.

Në një tigan me vaj të nxehtë vendosim mishin e grirë, hudhrat e shtypura, qepët e grira, orizin, specat e grirë dhe domatet e coptuara, kur të shohim që mishi është përdherdhur, atherë masën e përgaditur e vendosim në tenxheren me lakra, masës i shtojmë krypë dhe piper sipas shijes.

Masën në tenxhere e kalojmë në tavë për pjekjë

Pastaj në një enë tjetër rrahim vezët së bashku me qumështin dhe ua shtojmë miellin, masën e përziejmë mirë dhe e hedhim në tavë sipër lakrave.

Këtë tavë të përgaditur e fusim në furrë në temperaturë 175gradë dhe e lëm të piqët për 70 minuta.

scroll to top