Mustafa dhe Çollaku-BE-së: I kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Arsyeja e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave, me çka Mustafa dhe Çollaku kanë njoftuar të pranishmit se Kosova tanimë ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se pritet tani që BE të marrë vendimin e premtuar politik.
“Kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku kanë njoftuar të pranishmit se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së”, thuhet në komunikatë.

scroll to top