Muzeu i “trenit të dhimbjes”, kujtesë për tmerrin e Bllacës në vitin 1999

FD2FB71C-64E9-4AFB-A947-C8BC63FC1E45.png

Në vitin 1999 kur serbët i largonin me dhunë shqiptarët e Kosovës. Ishte një tren që përveç njerëzve bartte shumë dhimbje, ankth dhe frikë. Ndërsa, ky tren është vendosur 20 vjet më vonë, e që është simbolika e eksodit të vitete të errëta për shqiptarët e Kosovës. Në kujtim dhe nderim të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën dhe eksodin e 99-ës, në kujtim dhe nderim të gjithë të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, në respekt dhe falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptar dhe Kosovën në vitin 1999, sot u vendos gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb ‘Bllaca 99’. Qytetarët e kujtojnë këtë si ngjarjen më të tmerrshme të jetës së tyre. Ata që kanë qenë të pranishëm në trenin e atëhershëm e cilësojnë atë si ‘treni i vdekjes’, dhe përshkruajnë në detaje ngjarjet që kanë ndodhur, sot e 20 vjet më parë.

ZENDEL KELMENDI, PRISHTINË

“Rasti për mua dhe familjen time ka ndodhur më 1 prill, na kanë nxjerrë me dhunë prej banesave, ishim në Dardani në Prishtinë edhe nuk e kemi ditur kah po na dërgojnë. Flitej se po na i ndajnë fëmijët, po na i ndajnë gratë dhe burrat, ndërkohë erdhëm në stacionin e trenit në Prishtinë, prej aty në Fushë Kosovë, e kam thënë 27 vetë kemi qenë një kope. Fëmijën i kemi shtyrë për dritare se nuk kemi pas mundësi edhe nuk dihej se çka po ndodh me ne. Unë lirisht muj me qujt treni i vdekjes, këtu kemi qëndru 7 ditë e 7 netë, në shi, në të ftohtë, në baltë, nuk kishim as ushqim as ujë, as asgjë. Falë ndihmës së pabesueshme të shqiptarëve të Maqedonisë ne kemi mbijetu, po të njëjtën ndihmë na e kanë ofru edhe në shtetin amë, edhe në të gjitha trojet shqiptare. Kemi parë skema tmerruese,  bashkëshortes po atë ditë ja kanë vrarë të dy prindërit, dy vllezërit dhe vajzën e vëllaut 14 vjeçare. Ajo e mori vesh edhe e përjetoj shumë më shtirë. Ne ishim edhe me dy fëmijë të vegjël”

Ndërkaq, ata që u kanë zgjatur dorën e ndihmës shqiptarëve të Kosovës në atë kohë janë shqiptarët e Maqedonisë. Shaip Fera, një banor i fshatit Bllacë të Maqedonisë është njëri ndër personat që në atë periudhë ka dhënë një kontribut të madh duke ofruar ndihmë të parezervë.

SHAIP FERA, BANOR I FSHATIT BLLACË

“Ne mbajmë mend shumë këtu, se gjithë ato që kanë ardhur dhe i kemi pritur. Momentet më specifike kanë qenë kur kanë ardhur kur zbritshin prej trenit dhe e dyta prej untësisë nuk dishin se çka me bo. Për mu personalisht tërë kohën, këta bashkëqytetarët tonë maqedonasit, që u thirrshin në emër të humanizmit, ata i pritshin me shkelma. Për mu ai ka qenë tmerri më i madh që e kam përjetu dhe në atë rast kam qenë, por e ka parë i gjithë opinioni atë video, kur i bjen polici maqedon plakës në shkelm, unë kam qenë me traktor duke hyrë për me shpërnda ndihma edhe kam has në atë moment aty, kur maqedonasi i ra me shkelm demek zgjohu, edhe ajo nuk mundi të zgjohet. Mua më erdhi shumë rëndë edhe veprova aty edhe mu kthyen të gjithë policët mu personalisht më kanë rreh edhe një bllacali tjetër, edhe sot e kësaj dite e kam edhe hundën e thyme”

Drejtori i Institutit të Trashëgiimisë Shiprtërore dhe Kulturore Shqiptare, Skender Asani tha se është kënaqësi dhe privilegj që më në fund një ëndërr që është kultivuar ndër vite po bëhet realitet.

SKENDER ASANI, DREJTOR I ISHTKSH

“Si historian që jam por dhe si drejtues i Insitutit ne nuk po vendosim sot vetëm një gurthemel të një qendre përkujtimore, madje as treni që është këtu si shenjë kujtimi për një të kaluar të hidhur nuk është i mjaftueshëm për ta përkapur të gjithë përkushtimin dhe synimin tonë. Në të vërtetë ne sot po vendosim të ngrejmë një qendër që do ta konzervojë, ruaj, mbrojë dhe kultivojë krejt kujtesën historike të shumë gjeneratave shqiptare për më shumë se një shekull”

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, si bashkëorganizator i këtij projekti, e përshëndeti iniciativën e ISHTKSH-së dhe shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta për ndërtimin e këtij memoriali.

RUFKI SUMA, KRYETAR I KOMUNËS SË HANIT TË ELEZIT

“Me sytë tanë kemi parë tmerrin që forcat pushtuese serbe kanë bërë në këtë zonë. Jo vetëm që janë ndarë fëmijët mes vete, por edhe janë hudhur nga ky tren, e si dëshmi kemi edhe trupat e gjetura në lumin Lepenc. Në ditën kur po bëjmë vendosjen e këtij gurthemeli, s’kemi si të mos e kujtojmë përkrahjen e parezervë të bashkëkombasve tanë në Shkup, e në veçanti banorët e fshatit Bllacë, të cilët popullatës së shpërngulur me dhunë nga Kosova i dolën në ndihmë të gjithanshme dhe për këtë u jemi mirënjohës”

Në vendosjen  e këtij gurthemeli, ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe shumë deputetë, ambasadorë dhe prijës fetarë. Në këtë ngjarje përveç ceremonisë dhe një programi artistik, u bë edhe ekspozita me fotografi nga kampet e refugjatëve si dhe u bë mbjellja e 99 fidanëve.

scroll to top