NATO bëhet mburojë për Turqinë!

Sipas lajmit të gazetës “Haber Türk”, dislokimi i raketave S-400 në Siri nga ana e Rusisë ka vënë në veprim NATO-n.

Pasi sistemet S-400, nuk kanë veçori sulmuese nga toka në tokë. Edhe në duart e DAESH-it nuk ka avionë dhe raketa balistike, prandaj kjo nënkupton se objektivi i vetëm i mundshëm i sistemeve ruse janë avionët e NATO-s.

Pas këtij zhvillimi, Aleanca mori vendim për të rritur fuqinë e dislokimit në Turqi.
Anëtaret e NATO-s janë duke dërguar shumë avionë, anije dhe ushtarë në Turqi.

E varur nga dimensioni i fuqisë dislokuese në Turqi, është përcaktuar që krahas bazës Incirlik, për aleatët të hapen edhe bazat e tjera shtesë duke filluar nga ajo në rrethin Diyarbakir.

scroll to top