NATO do të vazhdojë angazhimin në Afganistan

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat afgane të sigurisë po luftojnë me kompetencë kundër talibanëve dhe militantëve islamikë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Stoltenberg ka thënë se forcat ushtarake afgane “kanë treguar se janë shumë të afta dhe shumë kompentente” në luftën kundër luftëtarëve islamikë dhe se NATO-ja do të vazhdojë të trajnojë, ndihmojë dhe këshillojë trupat.

Stoltenberg ka thënë se pret që ministrat e Jashtëm të NATO-s të miratojnë formalisht një mocion, për të ruajtur nivelin aktual të trupave të huaja në Afganistan edhe në vitin 2016.
Shefi i NATO-s ka thënë se është informuar nga presidenti afgan, Ashraf Ghani, për praninë në rritje të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Afganistan.

“Është mirë që afganët vetë po luftojnë IS-in dhe NATO i mbështet ata”, ka thënë Stoltenberg. /REL/

scroll to top