NATO-ja e kënaqur nga plani i Maqedonisë për anëtarësim!

Edhe pse ka Planin më të gjatë aksional (MAP) në NATO, Republika e Maqedonisë megjithatë ende aktivisht kontribuon në operacionet e Aleancës mbarë botën, si dhe në reformat e brendshme të mbrojtjes, me qëllim që të mbetet konkurrente për anëtarësim në Aleancë derisa Greqia nuk vendos ta tërheq veton.

Ky është konkludimi nga mbledhja e sotme e rregullt vjetore e Republikës së Maqedonisë me Komitetin në nivel të zëvendësve të përfaqësuesve të përhershëm të NATO-s, ku u prezantua Programi vjetor kombëtar për anëtarësim të Maqedonisë në NATO për vitin 2015 dhe 2016, si pjesë e ciklit të 17-të të Planit aksional për anëtarësim.

Delegacioni i Maqedonisë ishte i udhëhequr nga sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme Elena Kuzmanovska dhe nga sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska-Ristova, ndërsa në delegacionin ishin edhe përfaqësues nga ministritë dhe institucionet kompetente, anëtarë të grupit punues të Komitetit punues për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe ambasadori i Maqedonisë pranë NATO-s, Zoran Dabiq.

Në mbledhjen, sekretarët shtetërorë i prezantuan qëllimet strategjike reformuese politiko-ekonomike dhe ushtarako-mbrojtëse dhe aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sipas të gjithë pesë kapitujve të prezantuara në Programin vjetor kombëtar për vitin 2015 dhe 2016.

Me këtë mbledhje filloi realizimi i ciklit të 17-të të Planit aksional për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Në pajtim me programin, sekretarët shtetërorë mbajtën mbledhje me ndihmës sekretarin shtetëror Trasivulos Stamatopullos, si dhe me zëvendësit e përfaqësuesve të vendeve-anëtare të NATO-s.

scroll to top