NATO mbron Turqinë, Rusia kërcënon me hakmarrje, Lufta e Tretë Botërore në prag?!

Moskë, Ankara, Bruksel – Deri në fillimin e operacioneve ruse në Siri, marrëdhëniet turko-ruse ishin në nivelin më të lartë të parnteritetit rajonal që e brengoste edhe Perëndimin, e që në fillimin e operacioneve filluan të komplikohen, derisa të arrijnë shkallën e eskalimit kur Forcat Ajrore të Turqisë asgjësuan një avion luftarak rus.

Pas këtij rasti Turqia kërkon ndihmën e NATO-s me çka caktohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Aleancës, në të cilin Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se Aleanca “qëndron në solidaritet me Turqinë dhe mbështet integritetin territiorial të saj”. Kjo deklaratë u kundërshtua nga disa shtete anëtare të NATO-s të cilat deklaruan se Stoltenberg flet në emrin e tij personal e jo në emër të tërë Aleancës.

Një shembull i tillë i përçarjes brenda NATO-s rezultoi me deklarat dhe masa të ashpra të Rusisë e cila dërgoi një nga luftëanijet më të rrezikshme “MOSKVA” në brigjet e Sirisë dhe afër Turqisë, e pajisur me sistem raketor S-300, sistem i sofistikuar i mbrojtjes kundër-ajrore i cila do të jetë makth i madh i aeroplanëve patrollues turq, posaqërist pas paralajmërimit rus se do të gjuajnë në provokimin e parë nga ana e turqve, raporton Sputnik.

Presidenti Putin deklaroi se aeroplani i tyre është goditur në lartësi prej 6000 metrave dhe në largësi prej një kilometri nga kufiri i Turqisë, dhe në asnjë moment nuk ka paraqitur rrezik për Republikën e Turqisë, por se ushtria turke është vënë në shërbim të terroristëve dhe i mbron ata nga sulmet ajrore ruse.

Kjo situatë ka qenë e paralajmëruar nga Turqia pasiqë nuk është hera e parë që avionët rus të tejkalojnë në territorin e Turqisë.
Ajo që e bën këtë situatë ironikë, është mbledhja e paraparë sot e Komitetit të përzier ruso-turk për planifikim strategjik në të ciliën duhej të merrte pjesë edhe Ministri i Jashtëm,Sergej Lavrov, i cili e anuloi vizitën e tij për shkak të incidentit. /ilirianews.mk

Harta ruse e zhvillimit të incidentit
697365_avion-rusija_f

scroll to top