Ndahet nga jeta nëna e Tom Hanks, ja mesazhi prekës i aktorit

Aktori Tom Hanks është në zi për humbjen e nënës së tij Janet Marylyn Frager.

60-vjeçari zbuloi lajmin për vdekjen e saj përmes një mesazhi prekës në Instagram këtë të martë, ku thuhej se nëna e tij 84 vjeçare kishte ndërruar jetë.

Ai ndau me fansat e tij, një fotografi me nënën e tij të qeshur në të cilën shkruan: Kjo bukuri? Nëna ime. Ajo ishte ndryshimi i shumë jetëve. Shumë jetë. Sot i themi asaj lamtumirë. U prefsh në paqe mami! Hanks.

Ndjekësit e aktorit nuk kanë nguruar t’i shprehin atij ngushëllimet: Na vjen keq për humbjen afër ditëlindjes tuaj Tom. Ngushëllime. Aktori festoi 60-vjetorin e tij këtë të shtunë. Edhe gruaja e Hanks shkroi një mesazh prekës për vjehrrën e saj: Kjo grua e mrekullueshme lindi burrin tim dhe 3 fëmijë të tjerë. Faleminderit që solle dashurinë time në këtë botë. Ajo është në paqe tani.

3635041900000578-3687119-image-a-10_1468353000467 3635042200000578-3687119-Sweet_tribute_The_60_year_old_actor_revealed_the_news_with_a_tou-m-13_1468353066930

scroll to top