Ndërpritet seanca për shpërndarjen e Kuvendit

Kuvendi.jpg

Kuvendi e filloi seancën e 137-të ku duhej të shpërndahej, por kryeparlamentari Talat Xhaferi të njëjtën e ka ndërpre.

Arsye e ndërprerjes siç ka shpjeguar ai, është kërkesa e koordinatorëve të grupeve parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së të mbahet seanca e 131-të dhe të miratohen ligjet për Shërbime audio dhe audio-vizuale, për të dhëna personale dhe ndryshim të Ligjit të Inspektoratit për përdorim të gjuhëve.

“Kjo është kërkesë edhe e VMRO-DPMNE-së lidhur me ligjin për shërbimet audio dhe audio-vizuale”, ka thënë Xhaferi dhe ka porositur shërbimet që të përgatisin materialin e nevojshëm të seancës së 131-të.

Kuvendi paraprakisht i miratoi ligjet për Prokurori publike si dhe ndryshimet e ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik dhe Mbrojtje. Në votimin e ndryshimeve të ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik dhe Mbrojtje nuk kanë marrë pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së. f.

scroll to top