Ndërtohet një Çeshme e bukur afër Kullës së Sahatit në Gostivar

Po ndërtohet një Çeshme e bukur afër Sahat Kullës, në kuadër të kompleksit të Xhamisë së Sahatit dhe Muftinisë së Gostivarit. Do të jetë një vepër shumë e bukur në pjesën qendrore të qytetit, dhe do ta quajmë “Çeshmja e Xhamisë së Sahatit”, transmeton Radio Vala.

“Po punohet me material prej guri dhe nga një mjeshtër i dalluar nga rrethina e Shkupit. Sot, bashkë me bashkëpunëtorët dolëm dhe pamë nga afër ndërtimin e kësaj Çeshmje e cila do të jetë një shenjë e bukur e qytetit. Po ashtu, shfrytëzova rastin të takohem dhe bisedojë me shumë qytetarë të Gostivarit. Takova edhe muftiun e nderuar, Shaqir ef Fetahu”, thotë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

 

scroll to top