Ndryshim i madh i motit! Nesër priten të reshura bore dhe shiu

Ditën e premte në teritorin e Maqedonisë do të ketë ndikime të reja të aktivitetit të cikloneve. Si pasojë e kësaj priten të reshura të shiut në vendet e ulta dhe të reshura të borës në vendet malore. Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë më të pranishme, në nivel lokal ato do të arrinë 30l/m2.

Në vendet malore do të paraqitet ‘mbulesa’ e parë e borës kryesisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Të reshura të borës dhe shiut pritet të ketë edhe në disa vende veriore dhe perëndimore me lartësi mbitedetare mbi 1200 metër.

Temperatura do ulen theksueshëm, në interval nga 4 deri në 10 gradë celcius.

scroll to top