Në “Alo doktor” u këshilluan 1.028 persona

Javën e kaluar në linjën telefonike “Alo doktor” këshillë mjekësore kanë kërkuar 1.028 qytetarë.
Më së shpeshti këshillë kanë kërkuar për problemet me organet respiratore, temperaturë të rritur, ftohje dhe kollitje të shkaktuara nga moti i ftohtë. Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë dhe në të 25 doktorë janë të qasshëm për këshilla mjekësore.
Qëllimi është që t’u mundësohet qytetarëve konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit. Nga fillimi i hapjes së linjës 02/15 123 deri tani në këtë linjë, këshillë mjekësore kanë kërkuar 6.6427 persona.
scroll to top