Në disa pjesë të Maqedonisë, ka mjegull të dendur – dukshmëria deri në 50 metra

Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në Tetovë, Kodrën e Diellit, Kumanovë, Kriva Pallankë, Manastir, Shtip dhe Stracin, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Nëpër lugina dhe gryka, e mundur është edhe rërshqitja e gurëve sidomos në segmentet rrugore Gostivar- Mavrovë-Dibër- Strugë. Ekipet kujdestare të NP “Udhët e Maqedonisë” gjenden në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

U rekomandohet vozitësve që të jenë të kujdesshëm përderisa drejtojnë automjetet e tyre dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor, e sidomos të adaptojnë shpejtësinë e lëvizjes në përputhje me kushtet e rrugës.
Ndryshe në pjesën më të madhe të rrugëve nëpër Maqedoni, trafiku zhvillohet normalisht në shtresë të thatë, ndërsa dukshmëria sillet prej 100 deri në 150 metra.

scroll to top