Në Kuvend filloi procedura për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, qëndrimet – të pandryshuara

Në Kuvend ka filluar debati rreth propozimit për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës. Mbledhja e parë e Komisionit për çështje kushtetuese u mbajt dje. Pozicionet nuk kanë ndryshuar. Edhe shumica edhe opozita mbetën në qëndriemt e veta. Të parët – se kjo është mundësia e papërsëritshme, dnërsa të dytët – procesi është jokushtetues. Vazhdimi është caktuar për nesër në orën 14:00.

 

“Tani është koha të gjithë që janë për NATO dhe BE t’i mbështesin ndryshiemt së bashku, kryesisht së bashku ta çojmë Maqedoninë përpara”, porositi kryeministri Zoran zaev në mbledhjen e Komisionit kuvendor.

 

Ai shprehi besim për proces të mundshëm të suksesshëm në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO.

 

“Nëse është edhe VMRO-DPMNE ‘pë’, ejani t’i sjellim vendimet. Fituam shtet të pranuar nga të gjithë. kemi identitet të pranuar”, porositi kryeminsitri Zaev.

 

Sipas tij, referendum i sukseshëm nënkupton edhe shumicë dhe konsensus dhe në këtë rast patjetër të merret parasysh vullneti i shprehur i 600 mijë qytetarëve.

 

“Patjetër të sjellim vendim. Shansi është i papërsëritshëm. Edhe Mickovski dhe Ivanov e dinë se kam informuar për çdo bisedë telefonike në procesin e arritjes së marrëveshjes”, ka thënë Zaev.

 

Surija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët ka potencuar se e përkrahin procesin e integrimit në BE dhe NATO, por ajo duhet të shkojë bashkë me kohezionin e brendshëm në Republikën e Maqedonisë.

 

Edhe ai dhe Zendeli kanë theksuar në arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve dhe përdorimit të gjuhës shqipe.

scroll to top