Në malet e Maqedonisë borë e re mbi 50 centimetra

Në orët e pasdites në Maqedoni do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të borës, veçanërisht në pjesët perëndimore, ku pritet të formohet shtresë e re e dëborës edhe mbi 50 centimetra.

“Kudo do të formohet shtresë e re e borës prej 10 deri në 30 centimetra, ndërsa në malet në pjesët perëndimore të Republikës edhe mbi 50 centimetra. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor”, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Perëndim dhe Veri të Maqedonisë edhe nesër do të ketë reshje të borës. Shtresa e dëborës në këto pjesë do të rritet në mënyrë plotësuese për 10 deri në 20 centimetra. Nga e premtja deri të dielën moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për mjegull nëpër fushëgropa”, thonë nga DPHM.

scroll to top