Në Maqedoni një dokument nxiret me muaj, administrata në gjum!

Një nga frazat që tashmë është bërë tashmë në bisedimet partiake për daljen nga kriza është dhe pavarësimi i institucioneve. Edhe liderët partiak por edhe negociatorët mendojnë se mund të ketë mospajtueshmëri mes tyre por kjo gjë duhet bërë. Më së shumti ky konstatim bëhet për organet e gjyqësorit. E për këtë ekspertët thonë se duhet bërë vërtetë një ndryshim i thellë.

Kuadrot më të afërta nëpër pozicione janë kryesisht partiake. E njohësit e këtyre rrethanave mendojnë se ndikimi politik nëpër institucione është kërkuar që të tërhiqet edhe nga faktori ndërkombëtarë.

Edhe BE-ja në raportin e saj të fundit ka thënë se ka shumë vërejtje për administratën dhe problemi kryesisht qëndron tek partizimi i saj. Sipas tyre besimi në funksionimin e institucioneve akoma mungon. Zgjidhje ka sipar Dr. Dragan Gocevskit nga Fakulteti juridik në Shkup, por duhet të ketë guxim dhe trimëri për ndryshime të tilla. ‘’Kemi sigurisht vendimarje sipas kushtetutës, kjo do të thotë se nëse ndonjëri është pikërisht për atë vend pune duhet të qëndrojë të tjerët që nuk janë duhet të lëvizin nga aty që më profesionistët të kryejnë punën me ligjin për sistematizim’’, thekson Gocevski.

Ai është kategorik se në punën e administratës duhet të largohen ministrat. Sekretarët shtetërorë duhet të punësojnë dhe largojnë nga puna e jo për këtë të pritet një nënshkrim ministri apo më lartë.

‘’Ai është politikan dhe duhet të bëj karierë e jo të drejtojë administratën. Por tek ne sekretari shtetërorë nuk zgjidhet nga radhët e të punësuarve por nga jashtë dhe ka mandate aq sa ministri, dmth u bë funksion politik, janë bërë disa ndryshime që atëherë por nuk e di sa funksionon’’, thekson eksperti Gocevski.

scroll to top