Në sheshin “Maqedonia” do të ndriçohet bredhi për festat e fund-vitit

Në Sheshin “Maqedonia” në Shkup sot do të ndriçohet bredhi qendror për festat e fund-vitit, i cili do ta pasurojë ambientin festiv.

Bredhi me lartësi prej 18 metrash, është zbukuruar me elemente ndriçuese si dhe elemente të tjera dekorative.

Nga Qyteti i Shkupi paralajmërojnë se ngjarja do të shoqërohet me pjesëmarrjen e një kori prej 100 nxënësve të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit nga “Maria Skllodovska-Kiri”, “Vasill Antevski-Dren”, “Orce Nikollov” dhe “Nikolla Karev” të cilët do të këndojnë këngë për festat  e fund-vitit dhe do t’i argëtojnë të pranishmit.

scroll to top