NË SHKODËR TE BEDRI ISLAMI, ME ALI AHMETIN E RAMIZ LLADROVCIN

 

ISMET SYLEJMANI

Shoku, bashkëveprimtari, bashkëluftetari e miku ynë i madh Bedri Zenel Islami dhe Nëna e Tij Drita, por edhe familja e tij në Shkodër, ishin mikëpritese të një vizite të madhe dhe historike!

Data 8 pril e vitit 2018, do të jetë e shënuar dhe do të mbetet ngjarje e madhe, sepse u bë një vizitë historike, por pa jehonë paraprake në Shkodër!

Vizita Nënë Drites dhe djalit të saj të lavdishëm, ish-Kryetarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, patriotit e veprimtarit të madh e të devotshëm, të nderuarit Bedri Islami, ishte dhe mbetet padyshim ngjarje e shenuar jo vetëm për të gjithe neve, por edhe më gjerë!

Këta njerëz të mrekullueshëm e kjo familje e madhe shkodrane, që nga gjiu i madh i saj kishte nxjerrë emra të mëdhenj e të dëgjuar, që popullit dhe Atdheut i kishin dhënë shkelqim edhe më të madh me kontributet e tyre të medha kombëtare e historike, për të cilat kombi ynë, i nderon me pietet përgjithmonë, janë mburrja jonë, sepse janë pjesë aktive e çlirimit të Kosovës dhe viseve të saja nga Serbia pushtuese!

Mirëseardhje na uruan Nënë Drita e Bedriut, bija e fisit me nam të Gjylbegajve të Shkodrës e bashkëshortja e Zenel Islamit, dhe shoku e miku ynë i madh e i nderuar Bedri Zenel Islami, djali i personazheve të famshme të Migjenit, Lulit të Vocër dhe Zeneli!

Vizitë e paharruar në Shkodër!

Ditë e madhe për ilegalët e luftës për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nën ish-jugosllavi!

Momente të papërsëritshme!

Personalitetet të cilët në periudha të ndryshme të historisë së kombit tonë kanë bartur mbi supe pesha të mëdha dhe misione hitorike, apo edhe kanë qenë personazhe përpara të cilave përulet me respekt flamuri i fitoreve të mëdha në luftë kundër pushtuesvenga të gjitha anet, ishin bashk në Shkodër!

U ulën shtruar e përballë në shtëpinë 100 vjeçare të fisit të Gjylbegajve, në të cilën jeton e fortë Nëna e madhe Drita!
Kjo grua fisnike shkodrane, që për fat të jetës së saj kishte pasur ta kishte për bashkëshort nxënësin por edhe personazhin e famshëm të Migjenit, Lulin e Vicër e Zenelin, na e lindi dhe rriti Bedriun e madh e të përkushtuar maksimalisht në çështjen kombetare, i cili në momentet më vendimtare të luftës ushtarako-çlirimtare në Kosovë, drejtoi me profesionalizem e atdhedashuri Lëvizjen Popullore të Kosovës!

Rrugëtim historik!

Në Shkoder me Ali Ahmetin e Ramiz Lladrovcin!

Në Shkoder për herë të parë në jetën e Tij, ishte Udhëheqësi i Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, i shoqëruar nga vëllau i Heroit të Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci, ish i ngarkuari në ambasaden e Kosovës në Shqipëri e Kryetar i Drenasit, ambasador Ramiz Lladrovci dhe unë(Ismet Sylejmani)!

Ali Ahmeti për herë të parë në jetën e Tij, në Shkodër

Si ka mundësi që Udhëheqësi i Popullit Shqiptar shoku e miku im i madh Ali Ahmeti, për herë të parë të shkelte në këmbë Shkodren e famshme, qytetin e heroizmave të mëdha e të panumërta, qytetin e personaliteteve legjendare, qytetin ku kanë jetuar Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Oso Kuka, Luli i Vocër, por edhe Bedri Pejani nga Kosova dhe ku kane defiluar patriot e atdhetare të mëdhenj e të panumërt!

Shumë e thjeshtë!

Kurrë në jetën e Tij, Udhëheqesi i Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, nuk kishte udhëtuar në Shqipëri vetëm për vizitë e për pushime luksi, por përkundrazi, gjithmonë në Shqipëri, kishte udhtuar me mision dhe për interesa e çështje të mëdha ilegale, politiko-kombëtare, në shërbim të drejtimit e komandimit të luftës së armatosur çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-Jugosllavi!

Gjithmonë ishte afruar deri në gjysmë të rrugës për Shkoder, dhe kishte kthyer djathtas nga edhe ishte rruga e Tij e madhe për në Tropojë, nga ku është derdhur si vullkan zingjiri i pafund i luftëtarëve të armatosur çlirimtar shqiptar, nën amblemën e shenjtë të UÇK-së, në drejtim të Kosovës dhe viseve të saja atëherë të pushtuara nga Serbia!

Në Shkoder, vizita ishte me plot emocione!

Pritje e ngrohtë vëllazerore, e përzemert dhe e thjeshte, pritje puro shqiptare!
Nënë Drita qëndronte në krye të dhomës të shtëpisë së madhe të Gjylbegajve, të ndërtuar nga të parët e fisit të saj, ku u pritëm me aq ngrohtësi e dashuri të panjohur më parë!

Pas qëndrimit me shumë se një ore e bisedave me Nënë Driten, Bedriun dhe të tjerët, u larguam nga kjo familje lavdimadhe shkodrane, duke i uruar Nënës Dritë të Bedriut jetë të gjatë e të lumtur!

U nisëm për të vizituar Kalanë e Shkodres!

Momente rrënqethëse!

Ecja nëpër kalldremin shekullor dhe hyrja në portat e mëdha të cilat nuk arriti ti hapte kurrë me sulme e luftë por edhe beteja të panumerta, ushtria më e madhe e kohës e perandorisë osmane, të bënte të ishte i madh kujtimi i të kaluarës së bujshme i të parëve tanë, por edhe i kësaj kështjelle të pamposhtur shqiptare!

Në bedenet e kalasë heroike, duke shikuar rreth e rrotull hapsirën dhe shtrirjen e gjeografisë së Atdh

scroll to top