Në Shkup dje nëntë fatkeqësi komunikacioni, nëntë të lënduar, kaçubeti mënjanoi 86 automjete

Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmit material dhe katër me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat me lëndime më të lehta kanë marrë tre shoferë të automjeteve motorizuese dhe gjashtë bashkëudhëtarë.
Nga ana e policisë rrugore dje janë zbuluar dhe sanksionuar 67 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Shtatëmbëdhjetë shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë apo e kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, tetë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimtarëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimit të automjeteve në zonë të udhëkryqit, si dhe 22 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo, ndërkaq, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm, kaçubetit, gjatë ditës së djeshme, nga ana e policisë rrugore janë mënjanuar 86 automjete të cilat e kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit.
Sot me fillim prej orës 10:00, ish-punonjësit e SHA-Gazela do të mbajnë protestë tëp qetë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. me qëllim të zhvillimit normal dhe pa pengesa të komunikacionit nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurinë në komunikacion.
scroll to top