Në Siri po ndodh krim kundër njerëzimit! (Video)

Gjatë 9 muajve të fundit organizata për të drejtat e njeriut HRV ka publikuar 28.707 fotografi të fotografit Cezar, fotograf ky i policisë ushtarake siriane. Cezar kishte ikur nga Siria në 2013 dhe me veti kishte marë 50 mijë fotografi në të cilat shihen mijëra njerëz të torturuar.

Për HRV bëhet fjalë për një dëshmi të vërtetë se regjimi i Asadit po bën krime kundër njerëzimit. Nëpër foto shihet se si njerëzit janë pa sy e me plagë në trup dhe qindra trupa të torturuar nëpër qese plastike.

‘’Detajisht kemi parë të gjithë dëshmitë dhe jemi të sigurtë se fotot e Cezarit janë autentike dhe dëshmi për krimin ndaj njerëzimit në Siir’’, ka thënë Nadim Huri, nënkryetar i HRV për Lindjen e mesme dhe Afrikën veriore, njofton Tetovasot.

HRV la biseduar me 33 persona të afërt me 27 viktima nga torturat dhe 37 ish të burgosur që kanë dëshmuar se njerëzit vdesin nëpër burgje. Për HRV kanë dëshmuar edhe disa ish rojtar burgu që kanë ikur nga Siria.

scroll to top