Nëna bashkë me djalin goditen për vdekje nga makina, emigrantët rebelohen

Në kampin e emigrantëve në Selanik të Greqisë, është shkaktuar kaos nga ana e refugjatëve.
Kjo për shkak se një grua bashkë me djalin e saj, u goditën aksidentalisht për vdekje nga një makinë, njofton Klan Kosova.

Rebelimi i tyre shpërtheu pasi ambulanca për trajtim arriti në vendin e ngjarjes shumë vonë.

Sipas emigrantëve, policisë ishte kërkuar transferimi i gruas 35 vjeçare dhe djalit të saj 10 vjeçar, për në spital, por autoritetet thuhet se kanë refuzuar diçka të tillë.

scroll to top