Nëna e cila është shtatzënë, përderisa ende është e virgjër

Një nënë e virgjër thotë se vendimi i saj për të lindur fëmijën e saj të parë duke përdorur një donator është duke bërë që t’ua dëshmojë të kundërtën atyre që i thoshin asaj se nuk mund ta bënte atë para martesës.
Laurën, 29, vjen nga një komunitet fetar i mennonitit në Kanadë de vuan nga një çrregullim i gjëndrës që ndikon në hormonet e trupit të saj dhe kjo ka bërë që ajo të kalojë nëpër pubertet në një fazë shumë më të vonshme se cilido prej miqve të saj.

Ajo ka hipopituitarizëm, që do të thotë se gjëndra e saj e hipofizës nuk është formuar siç duhet dhe e ka prekur atë gjatë tërë jetës.

Në këtë mënyrë ajo edhe nuk ka mundur të mendojë asnjëherë për marrëdhënie me dikë

Megjithëse mjekët dhe miqtë e kishin këshilluar për të kundërtën, Lauren vendosi të përdor spermën e një donatori dhe tani pret një fëmijë që pritet të lind në qershor.

Lauren tha: “Bëj shaka për këtë, por në thelb unë jam duke ia treguar gishtin e mesëm njerëzve që më thanë se nuk mund ta bëja këtë sepse nuk jam e martuar. Nëse më thua se nuk mund ta bëj këtë, do ta bëj gjithsesi”.

Pavarësisht se kishte një të dashur kur ishte 16 vjeçe, ajo thotë se kurrë nuk i kishte shkuar në mendje për seks, sepse asaj edhe puthja i është dukur e çuditshme.

Ndërsa procesi i shtatzënisë për të nuk ka qenë i lehtë, pasi një ndikim i përbashkët i gjendjes së saj ndikonte në zvogëlimin e pjellorisë.

Ajo tha: “Gjëja më e vështirë ishte ndoshta të mbetesha shtatzënë. Fillimisht endokrinologu më tha se nuk do mund të ndihesha, që unë do të duhet të marr një dhurues vezësh dhe të shpenzoj dhjetëra mijëra dollarë në IVF. U ndjeva vërtet keq”.

Por, gjithçka ndryshoi për të pas një takimi pesë minutash me një ekspert të fertilitetit.

Që kur mbeta shtatzënë, Lauren thotë se ka pasur raste kur për herë të parë ajo ka menduar për marrëdhënie me dikë vetëm për të parë se çfarë do të ishte.

scroll to top