Nëse nuk do të ekzistonin Messi e Ronaldo, ja kush do ta fitonte Topin e Artë në 9 vitet e fundit (Foto)

Leo Messi pesë dhe Cristiano Roanldo katër e kanë fituar Topin e Artë në nëntë vitet e fundit

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo mbrëmë fitoi Topin e Artë nga France Football, për herë të katërt në karrierë.

Ai së bashku me Leo Messin që e ka fituar pesë herë, kanë bërë monopol kur flitet për këtë çmim në nëntë vitet e fundit.

Por, çka nëse këta dy nuk do të ekzistonin, atëherë kush do ta fitonte Topin e Artë në këtë nëntë vitet e fundit.

Në rast se shohim renditjen e futbollistëve që kanë përfunduar pas fituesve, atëherë fitues të Topit të Artë do të ishin: Fernando Torres (2008), Xavi (2009), Iniesta (2010), Xavi (2011), Iniesta (2012), Ribery (2013), Neuer (2014), Neymar (2015) dhe Griezmann (2016).

 

scroll to top