Nesër aktvendim për Çavkovin, Ninxha, Çento, Igor Jug dhe të akuzuarit e tjerë për ngjarjet e 27 prillit

Në Gjykatën Penale në Shkup, nesër, 17 të akuzuar do të dëgjojnë aktvendimin e këshillit gjyqësor të cilin e udhëheq gjykatësja Dobrila Kacarska për lëndën e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për ngjarjet e 27 prillit.

Të akuzuar në këtë lëndë janë: Mitko Pavkov, Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Olivero Popovski, Oliver Radulov, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durlovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angjelkovski, Igor Jug, Vlatko Trajkovski, Vilijam Mihajlovski, Nikol Mitrevski-Kolo dhe Aleksandar Vasilevski- Ninxha.

Për veprën rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë, të akuzuarve u kanoset dënim me burg deri në 10 vite. Pas Ligjit për aministi në Kuvend, 15 persona kanë qenë të falur dhe për të njëjtit ishte ndërprerë procedura. Midis tyre kishte edhe deputetë të cilët natën kritike i hapën dyert për të hyrë brenda protestuesit- Sasho Vasilevski dhe Krsto Mukoski.

Seanca e parë kishte filluar më 22 gusht të vitit të kaluar, ndërsa Dobrila Kacarska kishte caktuar seancë intensive e cila zgjati deri natën vonë, kur ishin marrë në pyetje 40 dëshmitarë dhe ishin nxjerrë numër i madh i dëshmive materiale.

scroll to top