Nesër seancë gjyqësore për rastin e Almir Aliut

almir-640x331-890x395_c.jpg

Nesër në Gjykatën Themelore në Kumanovë nesër pritet të mbahet seanca e radhës për rastin e katërvjecarit Almir Aliut. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve.

 

Sipas Alsat-M, edhe seanca e nesërme është caktuar pa harmonizimin e qëndrimeve mes prokurorëve të prokurorisë së lartë dhe asaj republikane të cilët mbeten të ndarë në vlerësime sa i përket ngritjes së akuzës për autorin e veprës.

 

Prokurorët shqiptar kanë kundërshtuar propozimin e këshillit penal në Kumanovë që lënda të rikualifikohet nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Por, propozimin për rikualifikimin e lëndës e kanë mbështetur prokurorët maqedonase gjë që ka çuar në ndarjen e tyre në baza etnike. Në seancën e kolegjit në Prokurorinë e Lartë dhe më pas në atë Republikane, 4 prokurorët shqiptar u mbi-votuan nga 6 prokurorët maqedonas, në anën e të cilëve ishte edhe kryeprokurori i ri.

 

Informacionet për rikualifikimin e mundshëm të rastit të Almirit kanë nxitur reagime në opinion. Para Prokurorisë Publike një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shprehën pakënaqësinë e tyre në formë proteste, duke vendosur lule të bardha, fotografi të Almirit dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme që kërkonin mos kualifikimin e lëndës.

 

Protestuesit kërkuan që lënda të mbetet nën akuzën e vrasjes. Reagime të shumta kishte edhe nga partitë politike shqiptare të cilat kundërshtojnë rikualifikimin eventual e veprës, nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Por lidhur me rastin kishte reaguar edhe kryeprokurori Lubomir Joveski I cili përmes një shkrese kërkoi që politika të qëndroj larg Prokurorisë.

 

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qershor të 2016 pas një zënke banale para urgjencës së qytetit në Kumanovë mes familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit, i cili sipas dëshmitarëve, duke u larguar me veturën e tij, e ka goditur për vdekje katërvjeçarin, Almir Aliu.

scroll to top