Neurologët analizojnë ecjen e Putin. Ja cilat janë përfundimet

Një ekip i neurologëve nga Portugalia, Italia dhe Holanda ka analizuar ecjen e Presidentit dhe Kryeministrit të Rusisë Vladimir Puton dhe Dmitri Medvedev, si dhe të tre zyrtarëve të lartë rusë.
“ Gjëja e parë që u shkon ndërmend është sëmundja e Parkinsonit” për shkak të lëvizjeve asimetrike të duarve kanë thënë ekspertët për Putin, në studimin që e ka publikuar “British Medical Study”.

Por, sic thuhet në studim, ekspertët kanë një supozim krejtësisht tjetër. Qëndrimi dhe lëvizjet e zyrtarëve rus janë mësuar në KGB gjatë stërvitjeve intensive ushtarake.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin lëviz në atë mënyrë që në cdo moment të mundet të nxjerr revolen nga brezi. Kjo është edhe arsyeja që ai e ka më të qetë dorën e djathtë se të majtën.

Po ashtu, ecja e Putin është komentuar edhe si pasoja e sulmit në tru ose edhe si një tregues i mprehtësisë së Putin, i cili mban shirit të zi në xhudo.

scroll to top