Neziri mori pjesë në hapjen e fabrikës amerikane në Shkup

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot morri pjesë në hapjen e fabrikës së re amerikane nga industria e automobilave Kap-Kon.

Investimi më i ri, për ndërtimin e kësaj fabrike kap vlerën e 18 milionë eurove, me të cilën planifikohet hapja e 400 vende të reja të punës.

Hapja e kësaj fabrike e vendos Maqedoninë në hartën e shteteve ku kjo kompani ka ndërtuar fabrikat e saja, siç janë SHBA-të, Italia, Gjermania, Kina, Meksika, dhe të tjera shtete të zhvilluara.

Në hapjen e fabrikës amerikane Kap Kon, prezent ishte edhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.

scroll to top