NEZIRI: SINJALE POZITIVE QË EDHE NE SHQIPTARËT TË KEMI NJË UNIVERSITET TË RANGUAR NË LISTAT BOTËRORE

Në hapjen solemne të konferencës shkencore ndërkombëtare me temë ,,Faktorët e mjedisit, sfidat e zhvillimit ekonomik” mori pjesë edhe Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Bekim Neziri, i cili në emër të tij personal dhe të Ministrisë së Ekonomisë shprehu kënaqësinë për mundësinë që i është dhënë për të shkëmbyer pikëpamjet dhe opinionet rreth sigurimit të rritjes ekonomike duke theksuar se viteve të fundit falë punës së Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, në këtë institucion janë bërë ndryshime aq të mëdha sa që ky institucion shumë shpejtë do të jetë i ranguar në listat botërore me universitetet më me renome.

“Në vitin ’98 kisha rastin që të bëj vizitën në Columbia University në Nju Jork. Ajo që pashë atje më fascinoi dhe mendova se a thua vallë ne shqiptarët do arrijmë që ndonjëherë të kemi një universitet të tillë. Pothuajse nga ai këndvështrim ishte e pamundur, mirëpo duke shikuar ndryshimet të cilët ndodhën sidomos gjatë viteve të fundit, ne kemi sinjale pozitive si shqiptarë se edhe ne mund të kemi një universitet të tillë.

Andaj, si prind dhe si shqiptar, duke pas parasysh se unë si prind kam sfidë që të shkolloj fëmijët e mi, dua të falënderoj Rektorin e USHT-së për ndryshimet pozitive që ka bërë vitet e fundit, për sinjalet pozitive të cilat na jep që edhe ne shqiptarët të kemi një Universitet që të jetë i ranguar në listat botërore”, theksoi Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

scroll to top