Nga 1 janari Edi Rama do t’i mbyll të gjitha kazinotë dhe bastoret në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nga data 1 janar “do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë”, por edhe “bastet sportive me kuaj, qen apo çdo skllav tjetër të faunës”, transmeton Gazetare.com.

 

Gjithashtu, Rama tha se “Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT”.

 

“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj gjithashtu televizionet, radiot, por edhe portalet që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve që kanë”, u shpreh Rama.

scroll to top