Ngjarja dhjetorin e 2014, Avioni i “Air Asia”, raporti: Rrëzimi nga një defekt teknik, përgjegjës dhe ekuipazhi

Ka qenë një defekt teknik dhe paaftësia e pilotëve shkaqet e aksidentit ajror në detin Java dhjetorin e shkuar, në të cilin 162 persona humbën jetën.

Të dhënat janë publikuar në raportin e parë pas aksidentitt nga autoritetet indoneziane, në të cilin nënvizohet se një ndikim të madh  në rrëzimin e avionit ka pasur edhe ekuipazhi, i cili nuk ka vepruar siç duhet pas konstatimit të defektit.

Në raport thuhet se pilotët kanë marrë katër sinjale se sistemi i drejtimit të avionit kishte një difekt.

Ata kanë nisur të rregullojnë dhe adaptojnë vetë problemin, por në këtë kohë kanë humbur kontrollin e avionit dhe sipas ekspertëve ekuipazhi nuk ka pasur aftësinë e duhur për të menaxhuar një situatë të tillë.

Airbus A 320-200 po udhëtonte nga Surabaya drejt  Singaporit kur humbi kontakaktet vetëm 40 minuta pas ngritjes nga pista.

Rrënojat e avionit u gjetën disa ditë pas rrëzimit në fund të detit java pranë Borneos.

Shumica e pasagjerëve në bord ishin indonezian, por kishte edhe 1 shtetas francez, një anglez, nga Singapori, Malajzia dhe tre koreanojugorë.

Air Asia tashmë do t’iu përgjigjet shumë pyetjeve se pse avioni është nisur në fluturim në atë gjendje teknike dhe pse në bordin e tij ishte një ekuipazh jo të aftë për punën e ngarkuar.

scroll to top