Nikoliq: Nuk e “falim” Kosovën për Europën

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, në një intervistë për FoNet, ka folur edhe për “problemin e Kosovës”, ku ka cekur se kundërshton presionet e BE-së për të normalizuar marrëdhëniet me , siç e quan ai “krahinën serbe”.

Sipas tij, beteja e Serbisë për Kosovën do të zgjasë shumë kohë, por ai kujtoi se ata nuk e kanë njohur kurrë shkëputjen e Kosovës nga territori i tyre, transmeton Koha.

“Nëse në fund të kapitulli 35 kuptohet se Serbia pranon Pavarësinë e Kosovës, ne nuk do ta bëjmë kurrë”, tha Nikolic.

Ai më pas shtoi se, ende nuk e sheh se si BE-ja do ta pranojë Serbinë si anëtare të BE-së, dhe nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

scroll to top