Nisma “Drejtësi për Gruevskin”, Ivanov hyn në lojë!

Nisma “Drejtësi për Nikolla Gruevskin” i ka dorëzuar një kërkesë presidentit Gjorgje Ivanov, përmes të cilit kërkohet ndërprerja sic thuhet e përndjekjes politike.
Aleksandar Trajkovski nga kjo nismë theksoi se Ivanov në përputhje me Kushtetutën duhet të ndërpres ndjekjen politike dhe ti jepet fund kësaj. Ai bashkë me disa aktivistë dorëzoi këtë nismë në presidencë.
Kjo nismë është pjesë e protestës që sonte u organizua para Gjykatës Penale në mbrojtje të Nikolla Gruevski për të mos e cuar të vuajë burgun.
Protestuesin theksuan se presin se si do të veprojë presidenti Ivanov, ndërsa paralajmëruan se do të vijojnë me protestën e tyre. Komisioni parlamentar për imunitetin dhe mandatet i mori sot mandatin Gruevskit pasi që gjykata ka kërkuar që të zbatohet urdhëri për burgosjen e tij për vujtjen e dënimit prej 2 viteve burg për rastin “Tanku”. (INA)

scroll to top