Një delegacion qeveritar për vizitë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve

Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, në shoqëri të deputetëve Rexhail Ismaili, Artan Grubi dhe Vjollca Nuredini do të zhvillojnë një vizitë pune në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ku do të takohen me zëvendës ministrin Nimetulla Halimin.

Gjatë vizitës së punës, delegacioni nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ do të njoftohen me mbarëvajtjen e projekteve që janë duke u realizuar në këtë institucion.

scroll to top