Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në Kisella Vodë

Aksidenti ka ndodhur në orën 23:30 mes automjetit “Lada” dhe një furgon me targa të Serbisë.
Në vendin e aksidentit jetën e ka humbur 31 vjeçari Mirçe D. Shkupi i cili ka vozitur veturën Lada, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar bashkëudhëtari i automjetit D.D.B. (19). Personi me lëndime të rënda me ambulanca menjëherë është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.
Lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi i furgonit 31 vjeçari A.B., si dhe bashkëudhëtarët B.J. (42) M.B (28) dhe H.S. (23), të cilët janë transferuar në Spitalin e Qytetit “Naumi i Ohrit”.
Në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë nga ana e prokurorit publik dhe ekipit të MPB-së dhe punohet për zbulimin e shkaqeve për të kuptuar arsyet që çuan në aksident.
scroll to top